Informacion pas mbledhjes së parë plenare të Komitetit për Avancimin e Sistemit Shëndetësor në Republikën e Maqedonisë
Komiteti për Avancimin e Sistemit Shëndetësor në Republikën e Maqedonisë mbledhjen e parë plenare e mbajti më 15 qershor 2009. Në këtë mbledhje, e cila zgjati rreth 4 orë, ishin të pranishëm të gjithë anetaret këtij Komiteti, por takimi ishte i hapur për të gjith të interesuarit.
Në këtë mbledhje u qartësuan të gjitha çështjet administrative dhe juridike në mënyrë që nga mbledhja e ardhsme që do të mbahet më 30 qershor 2009, Komiteti të mund të fokusohet në çështje përmbajtësore.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deleguar Dr. Nora Markova në cilësi të ekspertes e cila do t’i koordinojë aktivitetet dhe pjesëmarrjen e ekipit të ekspertëve të OBSH-së varësisht nga nevojat e paraqitura. Në këtë nismë na u bashkua edhe Nikolla Grpçevski, ekspert i menaxhimit ndërkombëtarë shëndetësorë i magjustriar në universitetin prestigjioz Bokoni të Italisë. Për këtë qëllim do të kemi edhe ekspertë të tjerë nga Izraeli.
Në takimin që është caktuar për 30 qershor 2009 do të hartohet agjenda (programi) e Komitetit. Me qëllim të funksionimit më të mirë të këtij Komiteti, disa nga anëtarët tanimë kanë dhënë kontributin e tyre përmes temave dhe çështje të propozuara që do të donin të diskutohen nga Komiteti. Këto tema dhe çështje do të organizohen dhe shpërndahen edhe nëpër nënkomitete. Nga propozim-temat e dorëzuara prej anëtarëve do të nxirren pikat kyçe në të cilat do të përqendrohet puna e Komitetit.
Sa u takon nënkomiteteve, ato janë organe të pavarura të cilat në punën e tyre do tu referohen dokumenteve dhe raporteve të kaluara, do të dorëzojnë raporte të mbrendshme, ndërsa puna e tyre do të ndihmohet edhe nga ekspertë të fushave të ndryshme në përmjet dhënies së propozimeve.
Antarët e Komitetit, që janë në cilësi të ekspertit, po ashtu do të jenë në shërbim të të gjitha nënkomiteteve dhe mund të ftohen nga ato organe që ta japim mendimin e tyre profesional, si dhe t’i ofrojnë shërbimet e tyre. Kjo vlen njësoj edhe për ekspertët e jashtëm dhe të brendshëm (Komiteti është në bisedime me disa ekspertë ndërkombëtarë me përvojë në shëndetësi).
Ky proces i konsultimit publik është një risi për Maqedoni, madje nëse nuk e teprojmë, është i ri edhe në një kontekst më global.
| English | Makedonski |

- Informacion pas mbledhjes së parë plenare të Komitetit për Avancimin e Sistemit Shëndetësor në Republikën e Maqedonisë
- Aims, Questions, and Issues of Steering Committee
- Other Countries Healthcare Reforms Good Governance
- Other Countries Healthcare Reforms Service Delivery
- Investing in Health


del.icio.us
Digg
Dërgoni komentin